Kina, e para për energjinë e rinovueshme

26/03/2010 13:45

Kina ia ka kaluar Shteteve të Bashkuara gjatë vitit 2009 duke u bërë investitori lider në teknologjinë e prodhimit të energjisë së rinovueshme.

Një grup studiuesish kanë llogaritur se Kina ka investuar 34.6 bilionë dollarë në energji të pastër gjatë vitit të kaluar, që është dyfishi krahasuar me investimin e SHBA.

Ndërsa Britania e Madhe renditet në vendin e tretë në radhët e shteteve anëtare të grupimit G20, e ndjekur nga Spanja dhe Brazili.

Ndërkohë, rritja më spektakolare është regjistruar në Korenë e Jugut, kapaciteti investues i të cilës është rritur me 250 përqind në pesë vjet.

Në rang global, investimet kanë kaluar dyfishin në pesë vitet e fundit, pavarësisht trazirave ekonomike.

Top Channel