Japoni, deflacioni vijon të godasë vendin

26/03/2010 10:15

Qeveria japoneze ka publikuar disa shifra të cilat tregojnë se vendi aziatik ndodhet në deflacion për të dymbëdhjetin muaj rresht.

Sipas këtyre të dhënave, cmimet në muajin shkurt kanë rënë me 1.2 përqind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke kërcënuar ripërtëritjen e vendit nga recesioni.

Ekonomia japoneze është prekur periodikisht nga deflacioni, që prej “dekadës së humbur” në vitin 1990, që pasoi me vite të tëra amulli.

Perspektiva për uljen e cmimeve të mallrave nxit më shumë konsumatorët që të blejnë në ditët e sotme, por nga ana tjetër kjo situatë con vendin në një rreth vicioz, duke shkaktuar rënien e fitimeve të kompanive të ndryshme dhe të rrogave.

Top Channel