Femrat kamikaze, gjinjtë me eksploziv

26/03/2010 04:40

Gra kamikaze me gjinjtë të mbushur me lëndë eksplozive të padiktueshme prej makinerisë së kontrollit me rreze X. Kjo mund të jetë strategjia e re e Al Kaedas për të depërtuar në kontrollet e sigurisë në aeroportet perëndimore.

Ky është lajmi i njoftuar prej televizionit amerikan “Fox News”, sipas të cilit organizata terroriste ka sponsorizuar shkollimin e disa kirurgëve plastikë në Britaninë e Madhe për të perfeksionuar operacionin.

Sipas televizionit amerikan sherbimi sekret britanik, “Mi5” është në dijeni të taktikave të reja të inkorporimit të lëndëve plasëse në trupin e njeriut nga Al Kaeda.

Top Channel