Carmatimi, telefonatë Obama-Medvedev

26/03/2010 16:40

Nëpërmjet një telefonatë mes presidentit amerikan, Barack Obama dhe atij rus, Dmitry Medvedev, është arritur një marrëveshje mes dy vendeve për traktatin “START” për carmatimin.

Pakti do të firmoset ne Pragë më 8 prill.

Marrëveshja, që vendos një limit prej 1550 kokash bërthamore, duke u zvogëluar me 30 përqind në lidhje me 8 vjet më parë, duhet të ratifikohet nga Senati amerikan dhe nga Duma ruse.

Top Channel