Britani, web site-t e gazetave bëhen me pagesë

26/03/2010 13:50

Gazetat prestigjoze britanike “The Times” dhe “Sunday Times” nga muaji qershor do të fillojnë ta bëjnë me pagesë hyrjen ne web site-t e tyre.

Lajmin e kanë bërë të ditur drejtuesit e News International, sipas të cilëve përdoruesit do të paguajnë 1 paund për një akses ditor dhe 2 paundë për një hyrje një javore.

Vendimi në fjalë hap një front të ri beteje për rrethet e lexuesve dhe do të monitorohet nga afër nga industria e lajmeve online.

Drejtoresha ekzekutive e News International, Rebekah Brooks ka deklaruar se ky vendim përbën një hap thelbësor në kthimin e mediave në një biznes fitimprurës.

Të dyja gazetat e mësipërme do të kenë nga një web site të ri duke filluar nga muaji maj, duke ndarë për herë të parë praninë e tyre dixhitale dhe duke zëvendësuar web site-n aktual Times Online.

Top Channel