Atentatet në Irak, 42 te vdekur

26/03/2010 21:05

Ka shkuar në 42 numri i të vdekurve dhe 65 i plagosurve pas dy atentateve që ndodhën sot në lindje të Bagdadit, në provincën e Diyala.

Policia ka saktësuar se në qytetin e Khalis, rreth 60 kilometër nga kryeqyteti, fillimisht shpërtheu një autobomë dhe më pas një bombë artizanale që ishte vendosur në rrugë në rrugë.

Shumë prej viktimave janë civilë.

Top Channel