Taksitë pushtojnë bulevardin

25/03/2010 15:45

Asnjëherë nuk kishin marshuar sëbashku taksitë e licensuara nga bashkia e kryeqytetit, të cilat zgjodhën këtë mënyrë protestë kundër lejimit të taksive të palicensuara.

Pas marshimit në bulevard taksistet u ndalen para Ministrisë së Transporteve ku kanë kërkuar forcim të kritereve të licensimit të taksive dhe marrjen e masave ndaj informalitetit, arsye që po i con ata drejt falimentimit.

Shume taksi te palicensuara nuk zbatojne tarifat e përcaktuara të cilat favorizojne qytetarin.

Taksistet kanë deklaruar se kriza ekonomike, dhe qarkullimi ne treg i shume taksive te licensuara, mbi numrin e caktuar per banorë, po i con drejt falimentimit. Ata kane kerkuar qe insititucionet pergjegjese te nderhyjne permes instrumentave ligjore.

Top Channel