Siria: Gati për luftë me Izraelin

25/03/2010 02:50

Nëse Izraeli do të sulmonte militantët hezbollah në Liban, atëherë lufta në Lindjen e Mesme do të merrte përmasa më të mëdha, duke përfshirë edhe Sirinë.

Vetë presidenti sirian Bashar al Assad deklaroi në një televizion pro-hezbollah se në rast se Izraeli sulmonte militantët Hezbollah, në Liban atëherë lufta Siri-Izrael është e pashmangëshme.

“Do të përballemi me armikun që deri më sot ka treguar se kupton vetëm me gjuhën e forcës dhe se nuk ka interes për paqe në rajon’, tha presidenti al Assad.

Top Channel