Obama: 2.8 miliardë dollarë Haitit

25/03/2010 01:30

Presidenti amerikan Barak Obama ka kërkuar lëvrimin e një fondi prej 2.8 miliardë dollarësh si ndihmë për Haitin e rrënuar pas tërmetit të muajit janar.

Kërkesa e kreut të Shtëpisë së Bardhë është dorëzuar në Kongres për miratimin dhe kalimin e saj. Nuk pritet ndonjë rezistencë prej Kongresit për të bllokuar këtë fond.

Tërmeti që goditit Haitin më 12 janar shkaktoi mbi 200 mijë viktima dhe të paktën 1 milion të pastrehë. Menjëherë pas katastrofës presidenti Obama pati premtuar mbështetje të plotë për shtetin amerikano-latin.

Top Channel