“New York Times” denoncon Vatikanin

25/03/2010 08:15

“New York Times” ka rihapur një rast pedofilie të një prifti të Wisconsin duke pohuar se drejtuesit e Vatikanit, duke përfshirë edhe Papa Benediktin XVI, nuk kanë ndërhyrë për të larguar nga Kisha një prift të akuzuar për ngacmim seksual, duke mos marrë parasysh paralajmërimet e shumë peshkopëve amerikanë.

Sipas gazetës, bëhet fjalë për të paktën 200 fëmijëve shurdhë.

Korrespodenca e brendshme mes peshkopëve të Wisconsin dhe kardinalit Joseph Ratzinger tregojnë se prioriteti më i madh në atë moment ishte të mbronin Kishën nga skandali, shkruan gazeta.

Rasti lidhet me nje prift amerikan, Lawrence Murphy, që kishte punuar në shkollën për fëmijët shurdhë nga 1950 në 1977.

Top Channel