L.M, Gates: Situata dëmton interesat e SHBA

25/03/2010 18:20

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates ka deklaruar se tensioni mes izraelitëve dhe palestinezëve dëmton interesat e Shteteve të Bashkuara.

“Mungesa e progresit në negociatat e paqes në Lindjen e Mesme dëmton amerikanët në sektorin e sigurisë kombëtarë në rajon”, ka pohuar Gates.

Vizita e fundit e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Uashington vuri në dukje dallimet mes shtetit hebre dhe Shteteve të Bashkuara mbi cështjen e kolonive në Jeruzalemin Lindor.

Top Channel