Kriza, PE thërret ekspertët

25/03/2010 20:55

Pas krizës më të rëndë ekonomike globale prej dekadash të tëra, blloku europian mendon se nevojitet urgjentisht një rend i ri ndërkombëtar financiar.

Për këtë arsye, komisioni ekonomik i Parlamentit Europian kërkoi këshillen e tre personave me më shumë influencë në politikën financiare:

presidentit të Bankës Qendrore Italiane, Mario Draghi, i kuotuar si presidenti i mundshëm i Bankës Qendrore Evropiane në vitin 2011; Michel Barnier, komisioner i BE-së për Tregun e Brendshëm dhe Dominique Strauss Kahn, shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Të tre mendojnë se rasti për të krijuar një rend fincanciar ndërkombëtar nuk ka qenë asnjëherë më i përshtatshëm sesa tani. Strauss Kahn ka deklaruar se zhvillimi ekonomik po rikthehet, duke e vlerësuar atë si pozitive, por nga ana tjetër ka theksuar se ka ende rreziqe.

Duke iu referuar krizës në Greqi, Kahn ka nënvizuar se solidariteti po humbet dhe vendin po e zënë antagonistët.

Top Channel