Ish-agjenti i KGB blen “The Independent”

25/03/2010 17:25

Goditje e rëndë në botën e shtypit britanik. Ish-agjenti i KGB-së Alexander Lebedev ka blerë dy nga gazetat më prestigjoze, “The Independent” dhe “The Independent on Sunday”, me një cmim simbolik prej një stërlinë.

Lebedev, aktualisht një biznesmen miliarder, kishte blerë më parë edhe “The Evening Standard”, një gazetë që del në orët e mbrëmjes në Londër, duke e kthyer atë në një të përditshme falas, me objektiv rritjen e tirazhit të saj nga 250 mijë në 600 mije kopje.

Ish-spiuni rus, së bashku me ish-presidentin Mikhail Gorbaciov, kontrollon 49% të aksioneve të gazetës opozitare ruse “Novaia Gazeta”, për të cilën punonte edhe reporterja Anna Politkovskaia, e vrare në tetor të vitit 2006.

Top Channel