Francë, De Villepin zyrtarizon partinë ë re

25/03/2010 17:10

Dominique de Villepin ka zyrtarizuar krijimin e partisë së tij të re. Ish-kryeministri francez ka sqaruar se ajo do të jetë një lëvizje politike e lire, e pavarur dhe e hapur për të gjithë.

Ai ka caktuar për më 19 qershor në Paris takimin për kongresin që do të themelojë subjektin e ri politik.

Për momentin De Villepin nuk ka folur për një kandidim të mundshëm të tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

Megjithatë, pa përmendur emrin e presidentit Sarkozy, ai ka theksuar se nuk është dakord me linjën që po ndjek mazhoranca aktuale.

Top Channel