Bin Laden, SHBA skeptike ndaj kërcënimit

25/03/2010 18:00

Shtetet e Bashkuara kanë reaguar me skepticizëm ndaj kërcënimit të Bin Laden, për të vrarë të gjithë amerikanët e kapur nëse Khaled do të ekzekutohet.

Khaled mbahet i burgosur në Guantanamo dhe konsiderohet si organizatori i sulmeve të 11 shtatorit ndaj kullave binjake.

Një funksionar amerikan ka deklaruar se bëhet fjalë për një kërcënim absurd, sepse Al Kaeda nuk ka trajtuar kurrë në mënyrë njerëzore amerikanët e kapur.

Zyrtari i është referuar gazetarit Danny Pearl, të cilit terroristët i prenë kokën dhe shtetasve të tjerë amerikanë të vrarë.

Top Channel