Berlusconi, fushatë me emigrantët

25/03/2010 12:30

Gjate takimit me elektoratin ne Puglia, per te disaten here rresht kryeministri italian Silvio Berlusconi beri thirrje per nje vote kunder te majtes e cila, sipas tij, deshiron te hape kufijte dhe dyert e Italise emigranteve. Berlusconi deklaroi se e majta do qe emigranteve t’i jepet e drejta e votes,ne menyre qe te mund te fitoje.

Por rezultatet e nje anketimi te diteve te fundit i kryer nga Instituti i Studimeve mbi multietnicitetin, deshmojne nje tendendence te kundert per disa grupe emigrantesh.

Ne pergjithsi, 55 % e emigranteve do te votonin forcat e majta, por nuk eshte keshtu per ata qe vijne nga vendet e Europes Lindore : 64% e rumuneve, 61% e ruseve dhe 57% e shqiptareve te pyetur, do te votonin forcat e djathta politike.Alessio Menonna, qe ka drejtuar kete sondazh, komentoi keto te dhena per Top Channel.

Sipas tij sa me shume vjet kalojne ne emigracion, aq me shume preferenza e emigranteve nga Europa Lindore dhe nga Azia, spostohet ne te djathte. Sipas studiuesit emigrantet qe vijne nga vendet e Europes Lindore jane ne nje fare menyre te “mesuar” me nje lider te padiskutueshem, siç eshte aktualisht Silvio Berlusconi.

Eshte llogaritur qe ne zgjedhjet krahinore te 28 e 29 marsit do te votojne 64 mije italiane te lindur jashte vendit, ose me mire emigrante qe kane marre nenshtetesine italiane.

Top Channel