Ban Ki Mun: Izraeli të ndalë ndërtimet e reja

25/03/2010 03:30

Sekretari i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun e ka cilësuar të papranueshëm vendimin e Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve të reja në pjesën lindore të Jeruzalemit.

“Fakte të reja mund të kompromentojnë procesin e paqes në Lindjen e Mesme. I kërkoj Izraelit pezullimin e menjëhershëm të planit të tij për ndërtimin e 1600 vendbanimeve të reja në Jeruzalemin Lindor. Palestinezët dhe izraelitet duhet të ulen në tryezë për të biseduar për paqen pa vendosur kushte paraprake”, thuhet në deklaratën e Ki Mun.

Deklarata e shefit të OKB-së u bë pak ditë pas kthimit nga një vizitë në Lindjen e Mesme ku u njoh nga afër me realitetin në marrëdhëniet Izrael-palestinezë.

Top Channel