Turqi, një tërmet 5 ballësh trondit vendin

24/03/2010 17:25

Një lëkundje tërmeti me fuqi 5.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në Turqi.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë lokale të shtypit, sipas të cilave epiqendra e lëkundjes sizmike është verifikuar në Anadollinë qendrore.

Për momentin, sqarojnë burimet, nuk sinjalizohen viktima apo dëme materiale, ndryshe nga tërmeti i rënë pak ditë më parë në qytetin e Bingolit, që shkaktoi vdekjen e 57 personave.

Top Channel