SHBA dhe Rusia bien dakord për “Start 2”

24/03/2010 18:15

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë arritur marrëveshjen mbi traktatin “Start 2”, që parashikon asgjesimin e armëve bërthamore.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, të cilat i referohen një burimi pranë Kremlinit.

Sipas burimit, dy vendet kanë rënë dakord mbi të gjitha dokumentet dhe ceremonia e firmosjes së marrëveshjes se re do të mbahet në Pragë.

Top Channel