Sarkozi: Dëgjoj zgjedhësit, por reformat vazhdojnë

24/03/2010 15:00

“Është detyra ime të degjoj mesazhin e francezëve”. Me këtë fjali e ka komentuar humbjen në zgjedhjet lokale presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, i cili njohu zyrtarisht humbjen.

Tre ditë pas fitores se të majtës, Sarkozi ka theksuar se reformat e nisura do të cohen deri në fund dhe këto zgjedhje nuk do shërbejnë si pengesë.

“Nuk do kishte gjë më të keqe se sa ndyshimi i politikës duke rënë në kurthin e rezultateve elektorale”, theksoi shefi i pallatit Elize.  

Top Channel