Pedofilia, dorëhiqet ish-sekretari i Wojtyla

24/03/2010 17:10

Papa ka pranuar dorëheqjen e imzot John Magee, veshkov ne Irlandë dhe i përfshirë në hetimin mbi aktet e pedofilisë.

Magee, i cili në të kaluarën ka qenë sekretari privat i Gjon Palit të Dytë, kishte paraqitur dorëheqjen e tij në fillim të marsit.

Vetë Magee ka pranuar skandalin, u ka kërkuar falje viktimave dhe është shprehur i gatshëm të dalë para komisionit hetimor.

Ndërkohë, në Gjermani ka dalë një akuzë e re në ngarkim të Peter Hullermann, prifti pedofil që Ratzinger, kur ishte arqipeshkv, kishte pranuar ta kuronte në selinë e tij.

Top Channel