Pakistan, ushtria vret 14 rebelë

24/03/2010 08:25

Forcat pakistaneze të sigurisë kanë ekzekutuar 14 rebelë në një aksion ajror.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat vendase, sipas të cilave, avionët pakistanezë kanë sulmuar disa zona të populluara nga guerrilasit talebanë në kufi me Afganistanin.

Pjesa perëndimore e kufirit pakistanez zotërohet në një pjesë të madhe nga guerrilasit talebanë që janë larguar nga Afganistani për shkak të ofensivave të ndërmarra nga forcat e NATO-s.

Top Channel