Obama, urdhër ekzekutiv për abortin

24/03/2010 21:35

Presidenti amerikan Barack Obama ka firmosur urdhërin ekzekutiv mbi abortin për të marrë votat që i duhen për aprovimin e reformës në shëndetësi.

Direktiva vendos se fondet federale nuk mund të përdoren për ndërhyrje për ndërprerjen e vullnetshme të shtatëzanisë.

Ajo stabilizon ndalimin e përdorimit të fondeve federalë për abortet, me përjashtim të rasteve të dhunimit, incestit apo rrezikut për jetën për gruan shtatëzënë.

Top Channel