Kolonitë, Franca kritikon Izraelin

24/03/2010 16:20

Parisi zyrtar, përmes ministrit të Jashtëm Bernard Valero, ka dënuar projektin e qeverisë izraelite për të ngritur koloni në Jeruzalemin Lindor.

“Franca e dënon vendimin e marrë së fundmi nga autoritetet vendore të Jeruzalemit për t’i dhënë dritën jeshile kolonisë prej 20 ndërtesash në lagjen Sheikh Jarrah”, ka deklaruar Valero.

Shefi i diplomacisë franceze ka shtuar se, ashtu si dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar, Franca nuk e njeh aneksimin e Jeruzalemit Lindor dhe dënon cdo vendim që paragjykon statusin final të tij.

Top Channel