Jeruzalem, fillimisht do ndërtohen 20 shtëpi

24/03/2010 12:30

Plani i qeverisë izraelite për ndërtimin e banesave hebreje ne Jeruzalemin lindor, të populluar nga shumicë myslimane, parashikon nisjen e ndërtimit të 20 shtëpive.

Më pas, projekti do vazhdojë edhe me ndërtimin e 100 shtëpive të tjera, të cilat do të banohen nga familje izraelite edhe pse në lagje jetojne myslimanë.

Këtë projekt e bëri të ditur sot Elisha Peleg, këshilltare lokale dhe anëtare e komisionit të ndërtimit në Jeruzalem. Shpalosja e projektit vjen pak orë pas takimit në Shtëpinë e Bardhe mes Netanjahut dhe Obames, ku palët kanë mbajtur distance në lidhje me këtë cështje.

Top Channel