Izraeli: Takimi Obama-Netanjahu në klimë miqësore

24/03/2010 09:40

Pavarësisht tensioneve të shumta që ka pasur kohët e fundit në aksin Ushington-Tel Aviv, takimi i fundit mes kryeministrit Netanjahu dhe presidentit Obama, duket se i ka sheshuar mosmarrëveshjet.

Sipas një komunikate të leshuar nga Jeruzalemi, “takimi mes Netanjahut dhe Obamas është zhvilluar në një klimë miqësore”. Sipas kësaj komunikate, delegacionet e dy vendeve do diskutojnë në detaje cështje të ndryshme.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë detaje për takimin dypalësh të karakterizuar nga mosmarrëveshje të forta në lidhje me ndërtimet izraelite në lindje të Jeruzalemit.    

Top Channel