Clinton: SHBA dhe Meksika luftë bandave të drogës

24/03/2010 08:45

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka deklaruar se SHBA dhe Meksika janë të vendosura për të luftuar kartelet e drogës.

Sipas kësaj deklarate, Uashingtoni ka për qëllim rinisjen e operacioneve në luftën kundër bandave që veprojnë në qytezat e kufirit ndarës mes dy vendeve.

Pak ditë më parë një punonjëse e kosullatës amerikane dhe bashkëshorti i saj u vranë në Ciudad Juarez. Lufta mes bandave të drogës ka marrë 15 mijë jetë gjatë tre viteve të fundit në Meksikë.   

Top Channel