Operatorët turistikë: Nuk konkurrojmë dot

23/03/2010 09:00

Pavarësisht se jemi tre muaj larg fillimit të sezonit turistik veror, operatorët privatë ngrenë shqetësimin për masat që duhet të marrë qeveria.

Duke marrë si shembull vendet e tjera që lagen nga deti Adriatik dhe ai Mesdhe, me të cilat Shqipëria përpiqet të bëjë konkurrencë, vihet re niveli i ulët i taksës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSh).

“Aktualisht bizneset shqiptare te hotelerisë dhe restoranteve, që aplikojnë regjimin e TVSH-së, nuk mund të thuhet se ofrojnë shërbime me çmime konkurruese për të njëjtën cilësi shërbimi krahasuar me fqinjët apo vendet e tjera europiane”, thotë Jak Topuzi, President i Sektorit të Akomodimit, në Shoqatën Shqiptare të Turizmit.

Aktualisht, taksa e TVSh-së prej 20 për qind në Shqipëri, për çmim dhome, krahasuar me Turqinë (8 për qind), Greqinë (6-9 për qind), Malin e Zi (7 për qind), Italinë (10 për qind), Francën (5.5 për qind), Maltën (5 për qind) etj., është 200-400 për qind më e lartë.

Top Channel