Obama firmos reformën në shëndetësi

23/03/2010 19:00

Presidenti Barack Obama ka firmosur ligjin për reformën në shëndetësi. Ceremonia ka ndodhur në East Room të Shtëpisë së Bardhë.

Për ceremoninë u ftuan edhe të afërm të senatorit Ted Kennedy, i cili ndërroi jetë në gusht pasi bëri reformën në shëndetësi kauzën e jetës së tij.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka deklaruar se ligji “hap një erë të re në SHBA duke bërë realitet një reformë për të cilën kanë punuar shumë gjenerata amerikanësh”.

Top Channel