Netanyahu kërcënon shtyrjen e bisedimeve

23/03/2010 21:50

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar sot në Uashington se bisedimet për paqen në Lindjen e Mesme mund të shtyhen me një vit.

Kjo do të ndodhë nëse palestinezët nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre për ngrirjen e plotë të ndërtimeve në Jeruzalem.

“Nuk duhet të mbetemi të bllokuar në kërkesa të palogjikshme dhe të paarsyeshme”, është shprehur Netanyahu pasi ka takuar në Kongres disa parlamentarë amerikanë.

Kërkesa për një ngrirje të marrëdhënieve është prezantuar edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Top Channel