Bien “Tamburët e Paqes”

23/03/2010 17:25

Në Ditën Botërore të Poezive për fëmijë, në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ambasadën Franceze, aktiviteti “Tamburet e Paqes”.

Ky aktivitet mblodhi fëmijët, me qëllimin për të shpërndarë thirrjen e tyre për paqe, nëpërmjet poezive.

Të pranishëm ishin edhe kryetari i Bashkisë, Edi Rama dhe ambasadorja franceze Maryse Daviet.

Cdo 23 mars në Ditën Botërore të Poezive për Fëmijë organizohet “Mbledhja e Tamburëve për paqen” në 124 vende të botës, si Franca, Italia, Belgjika, SHBA-ja, ku fëmijët mblidhen njëkohësisht në kryeqytetet e shteteve përkatëse për të bërë thirrjen e tyre për paqe.

Top Channel