SHBA, Meta takohet me Steinberg

21/03/2010 08:25

Në vazhdim të vizitës së tij në Washington DC, zëvendëskryeministri Ilir Meta u prit nga zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Steinberg.

Në takim është diskutuar në lidhje me cështjet e sigurisë.

Zëvendëskryeministri Meta paraqiti qëndrimin e qeverisë shqiptare për pjesëmarrje aktive në operacionet ndërkombëtare të sigurisë, duke theksuar prezencën në Afganistan dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, si dhe duke garantuar një angazhim dhe kontribut në rritje të Shqipërisë në operacionet e Aleancës.

Situata në Ballkan ishte në qendër të diskutimit. Meta dhe Steinberg ndanë pikëpamje të njëjta për çështjen e pavarësisë së Kosovës, e cila u konsiderua si një proçes i pakthyeshëm që i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon.

Në këtë kuadër, zotit Meta shprehu angazhimin e Shqipërisë për shtimin e përpjekjeve diplomatike në dobi të njohjes së mëtejshme të Republikës së Kosovës nga shtete të tjera.

Top Channel