Olldashi: Legalizimet, drejt fundit

21/03/2010 09:35

Procesi i legalizimeve pritet të  mbyllet brenda pak muajsh.

Në një deklaratë për mediat, ministri i Transporteve dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi, tha se ky proces po ecën me ritme të shpejta dhe shifrat ndryshojnë çdo ditë.

“Kemi rënë dakord që të verifikojmë ecurinë në terren të procesit për të qenë të sigurt se çdo gjë ecën me ritmin e duhur. Shifrat janë optimiste dhe synojmë që procesi të përfundojë brenda fundit të vitit”, u shpreh Olldashi.

Këtë deklaratë ministri e beri gjatë një takimi pune në ministri me drejtorët zyrave të legalizimeve në të gjithë vendin, si dhe kreun e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Top Channel