Napoletano pritje të ngrohtë në Siri

20/03/2010 00:55

Presidenti italian Xhorxho Napolitano në ditën e tretë të vizitës së tij zyrtare në Siri darkoi privatisht me presidentin vendas Bashar al Asad.

Darka, ndryshe nga takimet e ditës së djeshme u mbajt pa praninë e gazetarëve. Pas darkës së ofruar prej presidentit al Asad, Napolitano do të ketë një tjetër takim me homologun sirian në prani të përfaqësuesve diplomatikë respektivë.

Napolitano gjatë vizitës së tij 3 ditore në Siri vizitoi edhe qytetin antik të Plamiras si dhe kërkoi përfshirjen e Sirisë në bisedimet për paqe në Lindjen e Mesme.

Top Channel