Trichet: Të lidhet financa me ekonominë reale

19/03/2010 13:40

Të lidhet financa me ekonominë reale. Kështu ka deklaruar Jean Claude Trichet, i cili e ka vënë theksin edhe tek nevoja për reformimin e sistemit financiar.

Sipas presidentit të Bankës Qendrore Evropiane, besimi në termat afatshkurtër është ripërtërirë.

“Tani kemi nevojë që të përforcojmë besimin në tërmin afatgjatë dhe kjo kërkon realizimin e një kuadri normativ dhe rregulla të rrepta”, ka pohuar Trichet.

Ai ka shtuar më tej se është e nevojshme edhe një transparencë me e madhe në tregun e “credit default swap”.

Top Channel