Sierra Leone, shëmbet miniera, 200 të vdekur

Rreth 200 persona kanë humbur jetën pas shembjes së një miniere ari në Sierra Leone.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime qeveritare, sipas të cilave miniera ishte e paligjshme, një fenomen që ndodh shpesh në këtë vend.

Shkak për ngjarjen e rëndë mendohet të jenë mosmarrja e masave të sigurisë.

Ngjarja ka ndodhur në jug të vendit, 180 kilometër nga kryeqyteti Freetown.

Top Channel