Shëndetësia, Obama: Do të jetë një votim historik

19/03/2010 20:55

Presidenti amerikan, Barack Obama ka deklaruar sot se Kongresi amerikan është duke zhvilluar një “votim historik” mbi reformën në shëndetësi.

Obama është impenjuar në një betejë për votën e fundit për të marrë aprovimin e reformës së rëndësishme, duke zhvilluar një takim në Fairfax (Virxhinia).

Sipas tij, “do të jetë një votim i vështirë, por që rezultati do të jetë i rëndësishme për të ardhmen e amerikanëve.

Top Channel