Shiko pamjet ekskluzive)" /> Shiko pamjet ekskluzive)">

Pengmarrje dhe grabitje me armë në mes të Tiranës

19/03/2010 15:00

Tirana ka përjetuar momente frike ne mesditë, kur një person me një pistoletë në dorë ka mbajtur peng për rreth 45 minuta një vajzë në mes të kryeqytetit, pak metra nga selia e Presidences dhe zonës se ish-bllokut. (Shiko pamjet ekskluzive)

Nje djale 23-vjecar ka hyre i armatosur ne nje degë banke, dhe pas grabitjes ka marrë peng një kalimtare, te cilen e ka mbajtur deri ne momentin e fundit, ku u kap nga policia.

I riu Romeo Leka, sipas policisë me precedentë penalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është gjendur nën rrethimin e bluve, pas grabitjes së një banke, rreth ores 12:40, ne afersi te Librit Universitar.   

Leka, i armatosur, i drejtoi vajzës së re pistoletën dhe kërcënoi policinë se do ta vrasë atë

Duke e kërcënuar me pistoletë, ai e ka terhequr pas vetes vajzën nga Libri Universitar, deri tek hyrja e Presidencës, ku edhe ka përfunduar ushtrimi i dhunës dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj policisë dhe njerëzve rreth e rrotull.

Top Channel