Pengmarrja në Tiranë, identifikohet autori

19/03/2010 14:10

Identifikohet autori i pengmarrjes se sotme në Tiranë, në zonën pranë Librit Universitar. Bëhet fjalë për shtetasin Romeo Leka, më origjinë nga Mirdita, banues në Durrës.

Sipas të dhënave jozyrtare, Leka ka grabitur para nga filiali i një bankë në zonën pranë Bllokut dhe pasi pikasi se po ndiqej nga policia mori peng një kalimtare të rastit duke e mbajtur nën kërcënimin e armës.

Pas vetëm disa minutash policia rrethoi zonën dhe arriti nëpërmjet një operacioni të shpejtë të neutralizojë Lekën.

Blutë e Tiranës pritet që të japin një njoftim për mediat për të sqaruar më shumë detaje rreth ngjarjes se pazakontë që ndodhi në zemër të kryeqytetit, gjatë orëvë më të populluara të ditës.

Top Channel