Obama do të takojë Natanyahun

19/03/2010 17:45

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama do të takojë të hënën në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri do të jetë në Uashington për të marrë pjesë në takimin vjetor të lobit konservator “American Israel Pubblic Affairs Committee” (Aipac).

Me këtë vizitë duket se është zgjidhur përfundimisht minikriza mes dy shteteve pas lajmit të Izraelit për ndërtimin e banesave të reja në Jeruzalemin lindor.

Top Channel