Katërshja: Izraeli të ngrijë kolonitë

19/03/2010 10:50

Rusia, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe OKB-ja i kanë kërkuar bashkarisht Izraelit që të ngrijë aktivitetet e kolonizimit.

Qëndrimi i Katërshes për Lindjen e Mesme është bërë publik nga sekretari i përgjithshëm i OKB-se, Ban Ki Moon, i cili ndodhet për një vizitë në Moskë.

Edhe më herët komuniteti ndërkombetar ka kundërshtuar planin e Izraelit për ndërtimin e banesave të reja në Jeruzalemin lindor, por qeveria e shtetit hebre nuk është tërhequr nga vendimi i saj.

Nga ana tjetër, Autoriteti Kombëtar Palestinez e ka mirëpritur deklaratën e Katërshes, përfaqësuesit e të cilës janë mbledhur ne kryeqytetin rus.

Top Channel