Izraeli raketa ne Rripin e Gazës

19/03/2010 03:45

Izraeli i është kundërpërgjigur sulmeve me raketa në territorin e tij duke ndërmarrë një sulm ajror në Rripin e Gazës.

Sipas njoftimeve prej aviacionit izraelit, katër raketa u hodhën në një zonë të pabanuar, ku dyshohej se ishte edhe burimi i sulmeve me raketa Qassam në tokën izraelite.

Nuk raportohen viktima prej sulmit. Autoritetet hebreje saktësuan se ai ishte një kundërpërgjigje e sulmit të mëngjesit me raketa “Qassam” prej palestinezëve, ku gjeti vdekjen një punëtor tajlandez.

Top Channel