Irani lë të lirë vajzën e Bin Laden

19/03/2010 18:50

Një nga vajzat adoleshente të Osama bin Laden, pas vitesh në izolim në Iran, mëngjesin e sotëm mundi më në fund të linte Teheranin për t’u kthyer në Siri.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta saudite al-Sharq al-Awsat.

Iman bin Laden ka mbërritur në Damask në bordin e një mjeti komercial së bashku me të emën, Najëa al-Ghanem, gruaja e parë e kreut të Al Kaedës.

17 vjecarja, e cila tre muaj më parë kishte arritur të largohej dhe strehohej në ambasadën saudite, së bashku me 17 anëtarë të tjerë të familjes së saj, ishte në arrest shtepiak në Iran pas atentateve të 11 shtatorit.

Top Channel