Francë, mamaja-monstër dënohet me 15 vjet burg

19/03/2010 02:50

Dënohet me 15 vjet burg mamaja franceze e cila u akuzua për mbytjen e gjashtë foshnjave të saj.

Autoritetet franceze të drejtësisë njohën fajtore dhe dënuan Celine Lisage, 38 vjec me 15 vjet burgim.

Krimiet monstruoze të 38 vjecares kanë ndodhur në periudhën kohore nga 1999 deri ne vitin 2007, vit në të cilin ajo u zbulua prej burrit të saj, baba i fëmijës së gjashtë i cili zbuloi eshtrat e vogëlushëve në kopështin e shtëpisë.

Top Channel