
Nje numer i madh i protestuesve anti-qeveritare ne Tajlande jane mbledhur jashte kazermave te ushtrise ne kryeqytet, Bangkok.
Ata kerkojne nga ai qe te jape doreheqjen dhe te therrase zgjedhje por kryeministri, Abhisit Vejjajiva ka dale ne televizionin kombetar ku ka thene se nuk mund te pranoje kerkesen e tyre.
Ai tha se zgjedhjet duhet te mbahen sipas rregullave te perbashketa dhe te jene te qeta.
Protesta e madhe deri tani ka qene e qete, por korrespondenti i BBC ne Bangkok thote se nuk ka asnje shenje qe te sugjeroje se ndonjera prej paleve do te beje kompromis.
Shume prej protestuesve jane mbeshtetes te ish kryeministrit, Thaksin Shinaeatra. Aktualisht kryeministri Vejjajiva ka lene ndertesen qeveritare dhe nuk dihet se ku ndodhet ai.
Top Channel