
Ne dukje nje vend i varfer e me shume probleme, origjine e miliona emigranteve te viteve ’90, Shqiperia e viteve 2000 po njeh nje fenomen qe te rikujton kthimin e imazheve mbrapsht. Shume emigrante po kthehen.
Indrit Saraci eshte nje i ri 24-vjecar nga Tirana. Ka jetuar 6-vjet i emigruar ne Itali. Prej pak ditesh eshte rikthyer ne Tirane, me vendimin per te mos u kthyer me.
“Kam punuar ne ndertim. Kisha nje ndermarrje te vogel. Ka dy muaj qe eshte mbyllur, falimentuam si firme. Shume pune qe kishim bere nuk na u paguan”, shprehet Indriti.
Ai ka marre nje vendim, i cili sipas tij nuk eshte i rastesishem.
“Ne Itali shume njerez jane te papune. Nuk paguajne edhe ata qe punojne. Nuk ka shprese, mendoj se eshte e kote te rrish atje”, thote Indriti.
I papune, por duke shpresuar, Indriti e nis diten pas rikthimit duke kerkuar permes fleteve te njoftimeve, nje mundesi, qofte edhe nje te vetme.
“Jam kthyer me shprese per te bere dicka. Te investojme, mjafton te punohet, cfardolloj gjeje qofte”, thekson ai.
Nisja e nje investimi do te jete ideale, por si fillim edhe nje vend pune i ofruar diku nga ndonje kompani, nuk do te ishte keq pas riatdhesimit. Megjithate, kerkimi per te dyja nuk eshte i lehte.
I riu po lufton me çfare mundet per te ndertuar kapital te ri, ketu ne vendin e tij. Madje edhe ate te investuar me pare, mendon ta shkrije per te njejtin qellim.
“Kam nje shtepi ne plazh, ne Durres. Dua ta shes, t’i investoj leket diku tjeter. E kemi nxjerre ne shitje edhe apartamentin”, pohon Indriti.
I ikur per nje shprese, i rikthyer per te njejtin qellim, Indriti arrin te besoje se ne mes te kesaj amullie ekonomike mbareboterore, Shqiperia e tij e vogel do t’i hape nje dere.
“Ketu me duken shancet me te medha per te gjetur dicka dhe per te ecur perpara”, thote Indridi.
Kjo eshte vetem njera nga dhjetera historite qe mund te hasesh sot tek shume shqiptare qe pas viteve te gjata te emigrimit, lodhjes dhe shpesh edhe te te ndjerit inferiore, vendosin t’i lene pas shpine te gjitha dhe te kthehen ne vendin e origjines.
Top Channel