HEC-i, Fierza, serish ne rrezik

15/03/2010 08:10

Niveli i Fierzes vijon te mbetet ne shifra shqetesuese.

Nga te dhenat me te fundit te Ministrise se Ekonomise dhe Energjetikes, mesohet se uji shenon nivelin 293.97 metra, pra mbi nivelin kritik te sigurise se diges, ndersa eshte me pak se 3 metra nga pika maksimale e lejuar.

Nderkohe, prurjet ne Fierze jane aktualisht 500 metra kub per sekonde. Kurse ne hidrocentralin e Komanit, ku prurjet shkojne ne 130 metra kub ne sekonde, niveli i ujit ka arritur ne 171,74 metra, ndersa niveli maksimal i lejuar eshte 176 metra. Nderkaq, ne liqenin e hidrocentralit te Vaut te Dejes niveli i ujit ka arritur ne 75,07 metra.

Por ndryshe nga sa eshte verejtur ne momente te tjera kur uji ka shenuar nje nivel me te ulet se sa ai i tanishmi, Ministria e Energjetikes njofton se nuk po behen derdhje nga asnje prej HEC-eve. Sipas te dhenave te Ministrise se Ekonomise, prodhimi i energjise ka arritur ne 28,1 milione kilovat/ore. KESH-i eksporton dhe shet 14.4 milione kilovat/ore energji, ndersa konsumi eshte 22,9 milione kilovat/ore energji.

Top Channel