Peshkopi, bllokohen ne bore dy te rinj

13/03/2010 18:50

Dy te rinj jane bllokuar nga bora ne Peshkopi, ne zonen kufitare me Maqedonine.

Moisi Islami dhe Shaban Elezi kaluan ilegalisht kufirin, por u bllokuan nga moti i keq ne fshatin Tanushe.

Te afermit e tyre kane deklaruar se gjenden ne ankth per jetet e tyre dhe kane lajmeruar forcat e policise.

“Kam folur me tim bir ne telefon dhe kerkoj ndihmen e shtetit”, eshte shprehur babai i Moisi Islamit.

Nderkohe policia ka lokalizuar vendodhjen e te rinjve te cilet mendohet te jene 4 kilometer larg kufirit maqedonas.

Top Channel