Diplomaci me Beogradin, “pro” dhe “kunder”

13/03/2010 08:50

Vizita e kryediplomatit te Shqiperise, Ilir Meta, ne Serbi, sjell vleresime te ndryshme. Aktoret politike japin argumentet “pro” dhe “kunder” kesaj vizite, duke analizuar ne detaje simboliken e saj.

Ne nje forum te organizuar nga gazeta “Shqip” kane komentuar ish-ministri i Jashtem ne qeverisjen socialiste, Kastriot Islami dhe ish-deputeti dhe diplomati Pellumb Xhufi.

“Dihet qe per kete  vizite eshte investuar shume dhe prej kohesh nga Ministria jone e Puneve te Jashtme dhe drejtuesi i saj. Shume i deshiruar eshte deklaruar edhe Kryeministri Berisha per nje vizite te Presidentit Tadiç ne Tirane. Personalisht nuk shoh asnje arsye per t’u kushtuar kaq pasion e kaq energji kontakteve me Beogradin. Nuk shoh nje arsye te tille sepse Serbia eshte tashme thjesht nje fqinj “i rrethit te dyte”, jo nje fqinj direkt i Shqiperise, siç eshte Mali i Zi, Greqia, Maqedonia, Kosova, me te cilet do duhej te perqendrohej me prioritet politika jone e jashtme”, ka deklaruar Xhufi.

Ndersa Islami ka vleresuar me nota pozitive viziten e shefit te diplomacise shqiptare ne Beograd, duke i cilesuar si te rendesishme marredheniet me Serbine.

“Gjykoj se çdo zgjerim dhe thellim i marredhenieve dy dhe shumepaleshe me vendet e rajonit rrit peshen dhe autoritetin e Shqiperise dhe mbi te gjitha ndikon pozitivisht ne rritjen e sigurise dhe te stabilitetit te rajonit. Serbia eshte nje vend me te cilin Shqiperia ka marredhenie te veçanta, te interesit reciprok dhe te fqinjesise se mire, nje vend qe synon marredhenie qe rrisin sigurine dhe stabilitetin e rajonit. Nje vend me te cilin zhvillon marredhenie te tregtise se lire”, ka deklaruar Islami.

Top Channel