Numri i personave qe dergojne makinat ne servis eshte rritur ndjeshem gjate muajit mars. Jashte kamerave specialistet e motoreve tregojne se bllokimi i pompes se naftes eshte nje nga problemet kryesore me te cilin po perballen me se shumti kete jave.
Nafta e cilesise se dobet po shkaterron pompat e naftes te makinave te reja dhe te vjetra, duke bere qe pronaret e tyre te paguajne shuma te konsiderueshme parash.
Drejtori i Kontrollit te Naftes dhe Gazit, Perikli Gjikuria tregon se gjate ketij viti jane gjobitur 70 subjekte me 300 deri ne 500 mije leke.
Motivi i vetem eshte shkelje e cilesise. Sipas zotit Gjikuria, problem mbetet transporti me autobote dhe mospastrimi i tyre.
“Kjo shkelje ndodh nga kultura e ulet teknike e perdoruesve dhe administratoreve te stacioneve, qe nuk i pastrojne mire autobotet me karburante. Ka pasur diesel, duhet te pastrohet para se te hidhet benzina. Por ka edhe abuzime”, ka deklaruar Gjikuria.
Ne treg duhet te qarkulloje vetem nafte e cilesise D1, ku sasia e squfurit duhet te jete 360 miligrame per kilogram. Por sa respektohet ky parameter ne gjithe vendin?
“Nafta qe hyun ne territorin tone permes importeve kontrollohet nga ne dhe eshte nafte e standarteve te Evropes. Edhe Ballshi ka filluar te prodhoje dhe edhe ajo eshte brenda parametrave”, ka shtuar Gjikuria.
Ne momentin e importit nafta vjen brenda standarteve, por gjate shperndarjes ne subjekte duket se ka probleme qe sjellin ulje te cilesise dhe defekte te renda ne automjete.
Top Channel